Misioni i Policisë për t’i shërbyer dhe për të ndihmuar qytetarët dëshmohet edhe përmes kontributit humanitar të zyrtarëve policorë.

Në këtë frymë zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut kanë marrë pjesë në aksionin e rregullt vullnetar për dhurimin e gjakut, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Pjesëmarrja e zyrtarëve policor, tashmë tradicionale në organizime të tilla pasqyron përkushtimin e zyrtarëve policorë ndaj komunitetit dhe vlerave humane, krahas përmbushjes së misionit të tyre në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.