Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothurn: Duam që palët të flasin pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 17:23
Zvicra konfirmon takimet “diskrete” Kosovë-Serbi në Solothurn: Duam që palët të flasin pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut

Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar se përkrahin dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar besim dhe mirëkuptim.

Zëdhënësja e MPJ-së zvicerane, Lea Zurcher, ka thënë se organizojnë bisedime dy apo tri herë në vit në qytetin e Solothurnit, meqë s’duan që palët të jenë të ngarkuara nga vëmendja e publikut. Megjithatë ajo thotë se këto takime s’janë sekrete, por siç i quajnë diskrete. Sidoqoftë për udhëtimet atje dhe pjesëmarrjen s’ka njoftime zyrtare nga pjesëmarrësit.

“Zvicra mbështet dialogun midis Serbisë dhe Kosovës si pjesë e angazhimit të saj për ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (FDFA) organizon bisedimet e Solothurnit dy deri në tre herë në vit. Ndërsa zhvillohen në mënyrë diskrete, këto takime nuk janë sekrete”, ka thënë ajo për Express.

Ajo ka thënë së Divizioni i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në kuadër të Ministrisë së Jashtme, bashkë me këshillin e OJQ-ve për qeverisje gjithëpërfshirëse kanë organizuar shkëmbime të rregullta që nga viti 2015, e ku përfshihen përfaqësues të partive politike nga Kosova dhe Serbia.

Zurcher ka thënë se MPJ e Zvicrës dëshiron që të ofrojë një hapësirë për dialog për çështje politike, për t’iu lejuar pjesëmarrësve të diskutojnë pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut.

“FDFA e konsideron të rëndësishme të ofrojë një hapësirë për dialog të qëndrueshëm mbi çështjet politike, duke u lejuar pjesëmarrësve të ndërtojnë marrëdhënie dhe besim pa u mbingarkuar nga vëmendja e publikut”, ka potencuar ajo.

Sipas zyrtares zvicerane, një modalitet i tillë i diskutimeve mundëson kontakte të drejtpërdrejta dhe eksplorim të ideve në bazë të të cilave mund të inspirohen proceset zyrtare.

“Një format i tillë diskret mund të ndihmojë në lehtësimin e kontakteve të drejtpërdrejta dhe lejon që të eksplorohen ide që mund të ushqehen në proceset zyrtare. Ky dialog joformal, në përputhje me traditën e gjatë zvicerane të Zyrave të Mira, është plotësues i kuadrit zyrtar të udhëhequr nga BE-ja dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Lea Zurcher për Gazetën Express.

Sot gazeta zvicerane “NZZ” ka raportuar për këto takime të mbajtura në qytetin e Solothurnit në Zvicër. Mes emrave të përmendur në artikull janë edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq si pjesëmarrës.

zvicra

Të ngjashme

Kush pritet ta zëvendësojë Xhakën te Zvicra?

Kush pritet ta zëvendësojë Xhakën te Zvicra?

16:09
Xhaka u përjashtua, ky është shqiptari tjetër që pritet të marrë rolin e tij te Zvicra

Xhaka u përjashtua, ky është shqiptari tjetër që pritet të marrë rolin e tij te Zvicra

10:53

Më shumë nga Lajme

  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave
  • 15:34Përfundon “Kursi i Avancuar për Lider” në FSK, trajnohen pjesëtarët për detyra udhëheqëse
  • 15:29Kryediplomati i Bosnjës takoi Kurtin në Nju Jork: Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njejta na lidhin më fortë