Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, ka deklaruar në një intervistë në RTK se Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe se, sipas tij, opozita duhet të marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvend.
Zulfaj tha se nuk ka arsye që të bllokohet procesi i qeverisjes dhe se rezultati i zgjedhjeve nuk duhet të tentohet të ndryshohet përmes bojkotit.
“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja. Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kutia të përmbyset përmes bojkotit,” ka thënë ai.
