Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zotëriu i parë në Shtëpinë e Bardhë, përfaqëson Kosovën në samitin ndërkombëtar për të rinjtë

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 17:43
Zotëriu i parë në Shtëpinë e Bardhë, përfaqëson Kosovën në samitin ndërkombëtar për të rinjtë

Kosova është përfaqësuar në nivel të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Zotëria i Parë Prindon Sadriu mori pjesë në samitin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together”, i organizuar në Shtëpia e Bardhë me ftesë të Zonjës së Parë Melania Trump.

Ngjarja mblodhi përfaqësues nga 45 vende të botës, ndërsa Kosova ishte një nga vetëm tetë shtetet e përzgjedhura për të mbajtur fjalimin kryesor. Në adresimin e tij, Sadriu shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi angazhimin e vendit për fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes edukimit, inovacionit dhe teknologjisë.

Ai nënvizoi se mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të jenë në qendër të zhvillimit digjital, duke e konsideruar këtë si prioritet kombëtar.

Ky angazhim lidhet edhe me vendimin e marrë në dhjetor 2025 nga Presidentja Vjosa Osmani, për t’iu bashkuar zyrtarisht koalicionit global “Fostering the Future Together”, një nismë që synon avancimin e politikave për të ardhmen e brezave të rinj.

Në kuadër të samitit dyditor, aktivitetet nisën me takime në Departamenti i Shtetit të ShBA-së, ku Sadriu u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zv. Sekretarin e Shtetit Christopher Landau.

Gjithashtu, ai zhvilloi biseda me përfaqësues të kompanive të mëdha globale të teknologjisë si OpenAI, Microsoft, Google, Meta, xAI, Palantir, Adobe dhe Zoom Communications.

Diskutimet u përqendruan në mundësitë konkrete që këto platforma dhe shërbime mund të ofrojnë për Kosovën, sidomos në përmirësimin e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit konsiderohet një dëshmi e rritjes së rolit ndërkombëtar të vendit dhe e përkushtimit institucional për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më inovative për brezat e rinj. Ky moment vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit global dhe pozicionimit të Kosovës si një aktor i besueshëm në iniciativat ndërkombëtare

preidenca

Më shumë nga Lajme

  • 14:16Prattipati takohet me Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
  • 13:57Përplasje në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
  • 13:30Nis mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
  • 13:24Presidentja Shiroka Pula takohet me RrGK-në, diskutohet parandalimi i dhunës ndaj grave
  • 12:58​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën