Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, kryetare e Bordit të RrGK-së, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.
“Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave”, thuhet në njoftimin e Presidencës.




