Petrit Zogaj ka ironizuar zhvillimet e fundit politike, duke thënë se sapo t’ia shprehësh Albin Kurtit ambiciet politike, ai i “realizon ato menjëherë”, raporton GazetaBlic.
Ai ka sjellë si shembull edhe rastin e Fatmir Limajt, ndërsa ka përmendur se veprimet e Lutfi Hazirit dhe LDK-së i kanë dhënë, sipas tij, një shtytje Kurtit në raport me pushtetin dhe zgjedhjet e ardhshme.
“Ne momentin qe i tregon Kurtit ambiciet qe ke, ai menjehere vrapon me t’i realizu. Shembulli i Limajt eshte me i fresket. Haziri i LDK-se i paske dhene Kurti nje shtytje te mire, se pari me e dhunu LDK dhe ambiciet e saj per pushtet, dhe njekohesisht me u pergatit per zgjedhje ne vjeshten e vone. Sic kishte me thene Kurti “cfare hajvanash.”, shkruan Zogaj
