“Për momentin nuk ka të lënduar. Dy apo tre kolegëve zjarrfikës u është ofruar ndihma e parë për shkak të ekspozimit ndaj tymit dhe dioksidit të karbonit. U kemi dhënë oksigjen dhe parametrat vitalë kanë qenë në rregull. Ata janë rikthyer menjëherë në detyrë,” tha Rrustemi.
E rreth ngjarjes ka folur edhe drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ai tha se zjarri është shuar, ndërkaq një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Një depo është përfshirë nga zjarri i cili ka ngjyra, goma, llaqe. Aktualisht e kemi fikë zjarrin. Kanë reaguar edhe punëtorët e ndërmarrjes, dhe me të vërtetë kanë mundur të përfshihet edhe ndonjë objekt përreth…Një zjarrfikës ka marr oksigjen nga ekipet mjekësore emergjente”, ka thënë Gashi.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin.