Edhe Zona Operative e Nerodimes, si pjesë e 7 zonave, i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Plaforma “Liria ka emër” ka njfotuar se ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan për të përcjellë një mesazhin e përbashkët se lufta e UÇK-së ishte për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.
Nga Zona Operative e Nerodimes, sipas njoftimit, u kërkua drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërsa u ritheksua mbështetja për sakrificën, luftën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.




