Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për “Marshin për Liri”

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 14:04
Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për “Marshin për Liri”

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, u pritën sot nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Në takim u diskutua për organizimin e Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, si dhe për rëndësinë e bashkimit qytetar në këto ditë vendimtare.

Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë dhe gatishmërinë për të kontribuar në mbarëvajtjen e marshit, duke përcjellë një mesazh solidariteti, uniteti dhe respekti për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma “Liria Ka Emër” e falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për pritjen, mbështetjen dhe solidarizimin.

“Në ditët kur Kosova po pret, çdo zë mbështetjeje na bashkon edhe më shumë. Më 12 shtator, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”. Bashkë për lirinë. Bashkë për çlirimtarët”, thuhet në njoftim.

kosovësislameliri

Të ngjashme

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

17:42
Veton Elshani nga sot me detyrë të re në Policinë e Kosovës

Veton Elshani nga sot me detyrë të re në Policinë e Kosovës

16:43
Presidentja pret në takim akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja pret në takim akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë

13:53
Mblidhet Qeveria e Kosovës

Mblidhet Qeveria e Kosovës

11:21

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave
  • 19:53“Rreziku është serioz”: Rama paralajmëron se Kosova mund t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030
  • 19:48Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi për të cilin raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?
  • 19:47Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte
  • 19:40Zyrtareve policore u kërkohet t’i huazojnë kapelat për gjeneratën e 63-të deri në diplomim