Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zjarret në Francë: Macron mbledh kabinetin e krizës

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 07:49
Zjarret në Francë: Macron mbledh kabinetin e krizës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të mbledhë këtë të hënë kabinetin e krizës, ndërsa zjarret masive po i afrohen qytetit jugperëndimor të Bordosë.

Një valë e re e të nxehtit pritet të vështirësojë edhe më tej përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, të cilat ndodhen rreth 15 kilometra larg qytetit. Kryetari i Bashkisë së Bordosë, Thomas Cazenave, deklaroi se aktualisht nuk ka plane për evakuimin e rreth 850 mijë banorëve të qytetit, raporton BBC .

Gjatë javës së fundit, zjarret kanë përfshirë disa vende të Evropës, veçanërisht Francën dhe Spanjën. Sipas autoriteteve, më shumë se 330 mijë persona janë evakuuar në të dyja shtetet për shkak të përhapjes së flakëve.

Presidenti Macron deklaroi të shtunën se Franca do të “rindërtojë” zonat e prekura dhe se qeveria do të jetë pranë qytetarëve “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë se nga dita e martë temperaturat në disa rajone të Francës mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Në prag të festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve në Lipjan me mesazh për ish-krerët e UÇK-së
  • 11:41Haradinaj nderon sakrificën e luftëtarëve britanikë: Përulemi para të rënëve që dhanë jetën edhe në Kosovë
  • 11:23Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia arreston katër persona, shtatë procedohen penalisht – nuk mungojnë gjobat
  • 11:07Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën
  • 10:57Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Kullë një person i dyshuar