Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Zjarr në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pesë vetura dëmtohen – Policia identifikon të dyshuarin

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 18:21
Zjarr në fshatin Vlashnje të Prizrenit, pesë vetura dëmtohen – Policia identifikon të dyshuarin

Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri sot në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se Policia ka identifikuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Sot, më 09.09.2026, rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vlashnje, Prizren është shkaktuar një zjarr. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve. Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas tij, personi i dyshuar është identifikuar dhe, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti.

“Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, ka thënë Bytyqi.

fshatinvlashnjeprizrenit

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë, flet i riu qe u palgos në protest
  • 12:33Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë
  • 12:17Aksident në rrugën Ferizaj – Prishtinë, vdes motoçiklisti 30 vjeçar
  • 12:07Gruaja në Gjakovë e bën për spital partnerin e saj
  • 11:51Ndahet nga jeta Dr. Zekë Zeka, mjeku që kontribuoi në shëndetësi dhe gjatë luftës ndihmoi ushtarët e UÇK-së