Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë (24.10.2026) rreth orës 23:00, në rrugën Ferizaj – Prishtinë, fshati Llapnasellë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.
“Si pasojë e aksidentit lëndime vdekje prurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull i moshës rreth 30 vjeçar (nuk dihet ende identiteti). Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

