Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm

GD
Gazeta Demos8 gusht 2026 në 15:33
Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka cilësuar si “papërgjegjësi të rëndë institucionale”, teksa kërkoi nga Qeveria në detyrë respektimin e Kushtetutës dhe funksionalizimin e institucioneve.

Rama gjithashtu pati kritika të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar përgjigje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit teksa e akuzoi se institucionet po përdoren për kalkulime politike.

PostimI i plotë:

KOSOVA NUK ËSHTË PRONË E ALBIN KURTIT. KUSHTETUTA NUK ËSHTË MJET PËR MANIPULIME POLITIKE!

Të dashur qytetarë,

Ajo që po shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës është papërgjegjësi e rëndë institucionale dhe një lojë e rrezikshme me funksionimin e shtetit.

Afatet po kalojnë. Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Institucionet po mbahen në bllokadë, ndërsa Albin Kurti vazhdon me kalkulime për pushtet.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk funksionon sipas nevojave politike të një partie. Afatet kushtetuese nuk presin derisa Albin Kurti t’i bëjë numrat. Kuvendi nuk mund të shndërrohet në instrument pazari për Presidentin, Qeverinë apo për mbijetesën politike të askujt.

SHTETI ËSHTË MBI PARTINË!

Albin Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve:

Pse po mbahet peng konstituimi i Kuvendit?

Pse institucionet e Republikës po përdoren për kalkulime politike?

Deri kur do të prodhoni kriza vetëm pse nuk i keni numrat për pushtetin që kërkoni?

Kush ua ka dhënë të drejtën ta trajtoni Republikën e Kosovës sikur të ishte pronë e partisë suaj?

Kur i kanë numrat, flasin për demokraci.

Kur nuk i kanë, prodhojnë bllokadë.

Kur u konvenon Kushtetuta, e citojnë.

Kur nuk u konvenon, kërkojnë kohë dhe arsyetime.

Mjaft!

Me keqardhje po i shohim edhe skenat e sotme në Kuvend, ku deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit.

Në një situatë të tillë të tensionuar politike, pamje të tilla nuk i bëjnë nder Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe duhet të na shqetësojnë të gjithëve.

Deri kur do të jetojë ky popull në krizë, tension dhe përçarje politike?

Populli i Kosovës nuk meriton politikanë përçarës që prodhojnë vazhdimisht kriza dhe trauma.

Ka mjaft vuajtje ky popull.

Ka mjaft përçarje.

Ka mjaft kriza.

Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë, demokracinë dhe shtetin e saj që institucionet sot të përdoren si monedhë për kalkulime politike.

Albin Kurti mban përgjegjësi politike për mënyrën se si po e menaxhon këtë krizë. Detyra e një Kryeministri është të marrë përgjegjësi, të respektojë rendin kushtetues dhe të kontribuojë në stabilitetin e vendit.

Kosovës i duhet stabilitet.

Kosovës i duhen institucione funksionale.

Kosovës i duhet respekt për Kushtetutën.

Kosovës i duhet lidership që bashkon dhe merr përgjegjësi.

Kuvendi u përket qytetarëve.

Kushtetuta mbron Republikën.

Institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve.

Askush nuk është mbi Kushtetutën.

Askush nuk është mbi institucionet.

Askush nuk është mbi Republikën e Kosovës!

Albin Kurti, pushteti është i përkohshëm.

KOSOVA ËSHTË E PËRHERSHME!

SHTETI ËSHTË I SHENJTË! 🇽🇰

kalkulimeramaalbin

Të ngjashme

Përparim Rama: Historia e Ferdonije Qerkezit, ndërgjegjja jonë kolektiveLajme

Përparim Rama: Historia e Ferdonije Qerkezit, ndërgjegjja jonë kolektiveLajme

08:11
Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit

Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit

21:06
Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë

Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë

14:55
Rama nga New York: Historia e dëshmon se zëri ynë është dëgjuar fuqishëm kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku

Rama nga New York: Historia e dëshmon se zëri ynë është dëgjuar fuqishëm kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku

20:15

Më shumë nga Lajme

  • 08:31Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
  • 08:29Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës
  • 08:27Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni
  • 08:26Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim
  • 08:11Ortek në Himalaje: Gjenden dy trupa, rreth 12 persona rezultojnë të zhdukur