Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një fjalën në Gala Mbrëmjen e Këshillit për Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në New York, gjë të cilën ai e ka vlerësuar si ‘’nder’’, dhe ku, ka shprehur mirënjohjen e Prishtinës dhe të Kosovës për mërgatën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama, ka shtuar se kjo mbrëmje kishte simbolikë të veçantë sepse nderoi Gjeneralin Wesley K. Clark me çmimin “Kalorësi i Skënderbeut”, për lidershipin dhe kontributin e tij historik në një prej kapitujve më vendimtarë të historisë së Kosovës, ndërsa Bruno Selimaj u nderua me çmimin “Nënë Tereza”, për dekadat e përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.

‘’Historia e Kosovës dëshmon se kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku, zëri ynë është dëgjuar më fuqishëm në botë.’’, ka shkruar ai.