Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zgjedhjet në Serbi, Rexhepi: Moment vendimtar për zërin e shqiptarëve të Luginës

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 08:50
Zgjedhjet në Serbi, Rexhepi: Moment vendimtar për zërin e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë rëndësi të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përmend nevojën për unitet politik dhe përfaqësim më të fuqishëm.

Në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rexhepi tha se, sipas tij, pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave janë ndër çështjet që vazhdojnë të prekin shqiptarët e Luginës.

Ai theksoi se përmes përfaqësimit politik, shqiptarët duhet ta ngrenë zërin kundër këtyre problemeve dhe të kërkojnë trajtim të barabartë.

“Është momenti që shqiptarët të kenë një zë të fuqishëm dhe të flasim me një zë të gjithë për padrejtësitë që po ndodhin në Luginën e Preshevës”, u shpreh Rexhepi.

Ai po ashtu bëri thirrje që bashkimi i dëshmuar mes përfaqësuesve shqiptarë në institucionet e Kosovës të reflektohet edhe në procesin zgjedhor në Serbi.

“Ne duhet të jemi kompakt. U bashkuam në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe duhet që këtë zë dhe këtë bashkim ta paraqesim edhe para Vuçiqit, apo para padrejtësive që po ndodhin në Luginën e Preshevës”, tha Rexhepi.

rexhepiserbiluginës

Të ngjashme

Rexhepi: Shqiptarët nga Kosova po vijnë masivisht për të votuar

Rexhepi: Shqiptarët nga Kosova po vijnë masivisht për të votuar

17:28
Haizir fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhje: Bashkojeni votën, për një qëllim e Referendum

Haizir fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhje: Bashkojeni votën, për një qëllim e Referendum

15:27
Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës

Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës

16:22

Më shumë nga Lajme

  • 09:21Pensionet e policëve “vazhdojnë të jenë të padinjitetshme”
  • 09:15Protesta e djeshme në Shqipëri, pezullohet një polic
  • 09:12Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa
  • 08:38Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë
  • 08:27Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar