Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim të votës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, përmes një postimi në Facebook.
Haziri, në postimin e tij ku ka publikuar edhe një foto të bërë më herët, ku shihet ai, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku e politikanë të Luginës, ka thënë se qëllimi i përbashkët është rikthimi të lista e përbashkët.
‘’ Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një kauzë në themelet e Referendumit për të drejta e bashkim, s’mund t’ju ndalë askush.
