Kolonë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Bërnjakut. Sipas mediave lokale në Veri, qytetarë serbë janë nisur drejt vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Sipas raportimeve, kolona e automjeteve arrin në disa qindra metra.
Votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është planifikuar të zhvilohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

