Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 7 qershor.
Ai në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se këto zgjedhje përbëjnë një “sondazh institucional” që do të organizohet sipas tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të parë se ku qëndrojnë partitë.
“I shoh si një sondazh institucional që ka me bo KQZ-ja, sondazh për me pa se ku janë partitë politike sepse nuk do të krijohet situatë aq e ndryshme sa për të mos pasur nevojë edhe për një palë zgjedhje të tjera”.
“Nuk do të ketë grupim apo aleancë, koalicion i cili mund ta zgjedhë presidentin e vendit”, deklaroi Paçarizi