Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Zemra e nanës, deri sa të më mbuloj dheu...”, nëna e Dianës publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2026 në 08:26
“Zemra e nanës, deri sa të më mbuloj dheu...”, nëna e Dianës publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time

Kanë kaluar 15 vjet, gjashtë muaj e 12 ditë nga vrasja e Diana Kastratit, ndërsa nëna e saj, Makfire Kastrati, ka publikuar një mesazh prekës, duke kujtuar të bijën dhe duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

Në një postim në Facebook, ajo ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te mosveprimi i institucioneve për ta mbrojtur Dianën, e cila, rreth një muaj para se të vritej, kishte kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente nga gjykata.

“15 vjet e 6 muaj e 12 ditë pa vajzën time Diana. 15 vite nuk u bë e mundur ta ndalonte shteti vrasësin, të cilit Diana i kërkoi urdhër mbrojtjeje, por ai as që veproi për ta mbrojtur dhe e neglizhoi”, ka shkruar ajo.

“Emri yt nuk harrohet kurrë, zemra e nënës, Diana, deri sa të më mbulojë dheu”, ka përfunduar ajo mesazhin.

Ndërkohë, rasti i vrasjes së Diana Kastratit ka marrë një zhvillim të ri në drejtësi. Pas 15 vjetësh nga krimi dhe tri vjetësh nga ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj Adnan Jasharit të zhvillohet në mungesë, pasi institucionet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tij.

Jashari dyshohet se në maj të vitit 2011, në Prishtinë, e kishte vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Dianën. Sipas aktakuzës, ai e kishte qëlluar dy herë, duke e goditur në qafë.

Diana ishte vrarë më 18 maj 2011, vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, pas kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës. Sipas të dhënave të publikuara për rastin, kërkesa nuk ishte trajtuar brenda afatit ligjor prej 24 orësh.

Në shkurt të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje të së drejtës për jetë të Diana Kastratit, si pasojë e mosveprimit të gjykatës. Ndërsa, në shkurt të vitit 2023, Gjykata e Apelit kishte vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria t’u paguanin prindërve të saj 30 mijë euro dëmshpërblim.

Seanca fillestare ndaj Adnan Jasharit pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje të dorëzohet dhe të paraqitet para saj.

dianazemradheu

Të ngjashme

A beson se do të dorëzohet Adnan Jashari në polici? Flet babai i Diana Kastratit

A beson se do të dorëzohet Adnan Jashari në polici? Flet babai i Diana Kastratit

19:52
Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

Babai i Diana Kastratit: Edhe ne kërkuam ndihmë për Dianën tonë 6 muaj, por zërat tanë hasën në vesh të shurdhër

20:05

Më shumë nga Lajme

  • 09:25Oda e Inxhinierëve pezullon aktivitetet, shkak mungesa e fondeve nga Ministria e Mjedisit
  • 08:53U shty për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë
  • 08:52Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
  • 08:44Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës, sot miraton buxhetin
  • 08:24Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën