Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zemaj: Ky rezultat i LDK-së është një thirrje për reflektim dhe për përgjegjësi

GD
Gazeta Demos10 janar 2026 në 18:35
Zemaj: Ky rezultat i LDK-së është një thirrje për reflektim dhe për përgjegjësi

Zemaj tha se LDK nuk e arriti rezultatin që deshti, por nuk që s’ka vend për dëshprim.

“Ky rezultat është një thirrje për reflektim dhe për përgjegjësi.”, tha ai ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të vendit tim,

Të dashur miq,

Jam thellësisht mirënjohës dhe i nderuar për mbështetjen elektorale që më dhatë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo mbështetje nuk është thjesht votë, është besim dhe ky besim është nder, është shpresë, është përgjegjësi, por mbi të gjitha është obligim.

Edhe pse LDK nuk arriti rezultatin që të gjithë e dëshironim, nuk ka vend për dëshpërim. Ky rezultat është një thirrje për reflektim dhe për përgjegjësi.

Unë jam krenar që zhvilluam një fushatë të ndershme, që ofruam një program të qartë dhe të drejtë, dhe mbi të gjitha jam krenar për përkushtimin e strukturave tona që besojnë dhe vazhdojnë të besojnë, se Kosova ndërtohet mbi vlera, e jo mbi përçarje.

Po, e pranojmë faktin se qytetarët vendosën ndryshe. U përkrah një qasje që përdori mjete publike për përfitime elektorale; një qasje që ushqeu narrativën e së kaluarës; një qasje që, fatkeqësisht, krijoi ndarje të thella shoqërore, madje edhe brenda familjeve kosovare.

Por sot nuk duhet të jemi të dëshpëruar. Sot duhet të jemi edhe me të vendosur.

Të vendosur të mësojmë nga kjo përvojë, të korrigjojmë gabimet dhe të ecim përpara më të bashkuar, më të fortë dhe më të përgjegjshëm.

Për mua besimi që më është dhënë më obligon të punoj më shumë se kurrë. Mbështetja e sinqertë dhe e mbushur me shpresë më detyron të kontribuoj për unitet, për bashkim, për krijimin e hapësirave dhe mundësive për të rinjtë dhe të rejat në LDK, si dhe për ndërtimin e një vizioni që na çon drejt fitoreve të ardhshme.

Në fund, edhe një herë, shpreh falënderimin tim më të thellë për të gjithë veprimtarët, aktivistët dhe qëndrestarët tanë, këtu dhe në mërgatë, për sakrificën, përkushtimin dhe besimin tuaj të palëkundur.

Zoti e bekoftë Kosovën,

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës,

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit