Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zemaj: Kuvendi i LDK-së duhet të mbahet sa më shpejt, kërkesa është për ndryshimin e kryetarit

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 22:16
Zemaj: Kuvendi i LDK-së duhet të mbahet sa më shpejt, kërkesa është për ndryshimin e kryetarit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se kërkesa për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë duhet të trajtohet në një afat sa më optimal, duke theksuar se LDK ka traditë të mbajtjes së kuvendeve dhe funksionimit të demokracisë së brendshme.

Zemaj ka thënë se sipas statutit, afati për mbajtjen e Kuvendit është 60 ditë, por sipas tij, duke marrë parasysh mënyrën se si është paraqitur kërkesa, procesi duhet të zhvillohet sa më shpejt.

“Kërkesën që kemi bërë e gjykojmë që të jetë në afatin sa më optimal. Ne kemi traditë të mbajtjes së kuvendeve. LDK është parti që ka kultivuar demokracinë e brendshme dhe nuk e ka problem mbajtjen e kuvendeve”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka mohuar se ka pasur pengesa gjatë procesit të mbledhjes së nënshkrimeve, duke thënë se çështja kryesore është thirrja e Kuvendit dhe jo numri i nënshkrimeve.

“Ka nënshkrime që nuk i kemi dorëzuar, por ka njerëz që kanë nënshkruar edhe pas dorëzimit të nënshkrimeve. Kjo nuk është temë. Tema është thirrja e Kuvendit dhe delegatët duhet ta japin fjalën e tyre”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë të ditur se kërkesa për Kuvendin e Jashtëzakonshëm lidhet me ndryshimin e kryetarit të LDK-së.

“Kërkesa është për ndryshimin e kryetarit të LDK-së. Arsyeja janë rezultatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Zemaj.

Më shumë nga Lajme

  • 21:31Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 21:27Mehmetaj: VV-ja përshkruhet si opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse s’ka pasur
  • 21:27Kamberi: Ka një tendencë të Osmanit për ta marrë flamurin e opozitarizmit brenda LDK-së
  • 21:25Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
  • 21:24Rizaj: Inteligjenca Artificiale shumë shpejt do të na e ndryshojë jetën thellësisht