Armend Zemaj deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shuarja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është treguar efikase dhe kësaj i ka paraprirë mosanaliza e duhur dhe mungesa e një programi studimi.
“Këtë nuk e themi nga një parti që ka qenë në ish-opozitë, por nga shqetësimet tona që jemi përballë në fillim të mandatit më 2021”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk kanë ditur si të adresojnë shpërndarjen në Ministri tjera tek Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë. Ai tha se këto ministri nuk kanë arritur të adresojnë problematikat apo përgjegjësisë që i kanë pasur sidomos me skemat sociale apo për Qendrat për Punë Sociale.
Zemaj shtoi se nuk ka pasur një hap konkret që e mbron punëtorin ose avancon të drejtat e punëtorëve që iu jep siguri në punë, apo qoftë në trajtimin e tyre dhe numrin e madh të ankesave.