Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 15:54
Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar sa i përket krijimit të institucioneve të reja, duke theksuar se përgjegjësia kryesore për konstituimin e tyre i takon shumicës parlamentare të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ai tha se në takim pati transparencë të plotë, me përjashtim të çështjeve që lidhen me diskutimet e brendshme të partisë.

“Nga ajo që keni dëgjuar, ishte një transparencë e plotë domethënë, përkundër atyre që janë çështje e diskutimeve të brendshme që i takojnë partive politik”, tha ai.

Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike, Zemaj tha se objektivi mbetet shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi sipas tij ato nuk janë në interes të qytetarëve.

“Po, qëllimi mbetet i njëjtë, arsyeja është e njëjtë. Evitimi i shkuarjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk i konvenon qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe barra e përgjegjësisë bie mbi Albin Kurtin si shumicë parlamentare për krijimin e institucioneve të reja”, tha ai.

I pyetur nëse pret ndonjë takim gjatë ditës, Zemaj u shpreh skeptik, duke rikujtuar se të nesërmen është thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit.

“Nuk besoj, sepse nesër është thirrë seanca. Sot, dita e sotme vetëm kalon, nuk jemi në urgjencë, po jemi në limit të afatit kushtetues se nesër duhet të konstituohet Kuvendi i ri i Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht rrjedhin edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë edhe të presidentit të ardhshëm”, tha ai.

Sa i përket takimit të zhvilluar një ditë më parë ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se pozicionet e partisë janë bërë tashmë publike, duke insistuar në një ndarje të balancuar të përgjegjësive në rast të një partneriteti qeverisës.

“Po tash, qëndrimet e LDK-së janë publike. Ndarja e pushtetit duhet të jetë e balancuar nëse dëshirohet që të ketë partneritet funksional në interes të Republikës së Kosovës. Nëse ka qëllime personale dhe ambicie personale mbajtja e pozitave shtetërore duke i shërbyer një partie politike, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sheh ndonjë mundësi tjetër që të kontribuojë përpos votës demokratike që e ka në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

I pyetur nëse për LDK-në do të ishte e mjaftueshme pozita e kryetarit të Kuvendit apo nëse synon edhe pozitën e presidentit, Zemaj theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te postet, por te garantimi i një partneriteti funksional.

“Dëgjoni tash, kjo tema që është hedhur nga Lëvizja Vetëvendosje në emër të pozitave, pozitat janë kredibile ato që sigurojnë partneritet. Kryetari i Kuvendit i takon shumicës kuvendore edhe me Kushtetutë, po edhe si përfaqësim parlamentar. Ndërsa pjesët e tjera që lidhen me ekzekutivin edhe me sigurinë e kontrollit mbi pushtetin siç është roli i presidentit, është mbi nivelin partiak të përfaqësimit që i takon një subjekti politik pozita e kryetarit të Parlamentit”, tha ai.

zemajinstitucionevereja

Të ngjashme

Dy hyrje të reja në Big Brother VIP Kosova, njëri familjar i banorit brenda shtëpisë?

Dy hyrje të reja në Big Brother VIP Kosova, njëri familjar i banorit brenda shtëpisë?

16:16

Më shumë nga Lajme

  • 11:41Opozita nis iniciativën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
  • 11:05Nagavci kritikon ashpër Zemajn për sjelljen në Kuvend: Agresiviteti dhe gjuha fyese janë sjellje të përsëritura
  • 10:47Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
  • 10:39Dy persona kapen në Istog, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin
  • 09:59Klopp me fjalë të mëdha për Brajan Grudën: I shkreti mbrojtësi i majtë serb