Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës paraqet një person në Polici për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 15:47
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës paraqet një person në Polici për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Gëzim Hajrullahu, arsimtar në një fshat të Ferizajt, ka shfrytëzuar platformën Facebook për publikimin e fotografisë së zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi bashkëngjitur edhe me një shkrim fyes dhe shpifës.

Në postim thuhet se ai është “prokuror i Iranit”, dhe shoqërohet me fjalë të tjera fyese.

Për këtë, Nikçi ka paraqitur rastin në Polici me datën 16 gusht.

Rasti u përmend edhe në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë.

“Pejë, 16.08.2025.NN. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se një person në rrjetin social Facebook i kishte komentuar me disa shkrime duke nxitur përçarje dhe mos durim e më pas ka pasur edhe komente të tjera nga disa persona të tjerë të cilët kanë përdorë fjalë fyese dhe denigruese duke e mbështetur komentin e personit të dyshuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.

Në publikimin e Hajrullahut është shkëputur një fotografi ku Nikçi flet për vrasjet e pasluftës dhe rastet mes familjeve Elshani-Kelmendi në Pejë, e jo sikurse pretendohet se prononcimi lidhej me “Lëvizjen e Deçanit”.

Nga policia thanë se ende nuk ka të arrestuar për rastin dhe se po punohet në identifikimin e plotë të personave të përfshirë meqenëse ka edhe komente mbështetëse.

Duhet kujtuar se Nikçi është zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, e jo prokuror, pozitë që e ushtron prej 8 vitesh.

prokuroria

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Parashikimi i motit për të hënën
  • 23:51KEDS del me njoftim: Këto vende sot do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 23:25KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 23:23Më 12 gusht Europa do të përjetojë një eklips total të Diellit
  • 22:57Protesta në Tiranë, turma zhvendoset para Ambasadës së Serbisë dhe të Ukrainës dhe brohoret “UÇK”, “UÇK”