Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se është takuar me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta diskutuar platformën e tij.
Mustafa ka propozuar një “Koalicion të Normalitetit” mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë.
Mustafa në “Interkativ” të KTV-së ka thënë se me Kurtin është takuar në ditët e fundit.
“Personalisht kam pasur takim të rëndësishëm, të gjatë e të frytshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditëve të fundit. Krejt lidhur me platformën që kam shpalosur. Ndoshta jo të gjitha detajet që sot lexohen”, ka thënë Mustafa.