Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku ka bërë të ditur nga Haga se zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e katër të akuzuarve në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Mujku tha se Prokuroria po shqyrton se cilat janë në pronësi apo në emër të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Ajo sqaroi se një procedurë e tillë, bazuar në praktikat e deritanishme të Dhomave të Specializuara, mund të lidhet me mundësinë e kompensimit të viktimave pas përfundimit të procesit gjyqësor.
“Një lajm që sapo e kemi marrë, në fakt është hera e dytë që ne e konfirmojmë ekskluzivisht, meqenëse jemi këtu dhe jemi shumë afër burimeve sesa atëherë pra kur kemi qenë në Kosovë, dhe kemi parë natyrisht e kemi biseduar edhe me zyrtarë të gjykatës tashmë, është hera e dytë që neve e kuptojmë se zyrtarë të Dhomave të Specializuara janë duke u interesuar për ët e katërshes së akuzuar në këtë rast. Kemi raportuar ekskluzivisht qysh në muajin prill të këtij viti, pasi ishte mbyllur ky rast, se Prokuroria po shikon edhe një herë se cilat ë janë në pronësi, pra në emër të të akuzuarve në këtë rast Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”, deklaroi ajo.
