Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbutja e Kurtit, Kajtazi: Me 29 dhjetor i kthehet gjuhës së njëjtë, nuk reflekton ai

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 23:20
Zbutja e Kurtit, Kajtazi: Me 29 dhjetor i kthehet gjuhës së njëjtë, nuk reflekton ai

Gazetari Vehbi Kajtazi, në Rubikon të Klan Kosova, ka hedhur dyshime ndaj paraqitjes së butë të anëtarëve të LVV-së në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai është i mendimit se gjuha e ashpër e Albin Kurtit, kreut të LVV-së, do të kthehet qysh në ditën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Kurti me 29 dhjetor do t’i kthehet gjuhës së njëjtë sepse ai nuk do të funksionojë ndryshe. Edhe në intervistën në Kanal 10, ai i ka thënë disa qëndrime që nuk e ndërrojnë qëndrimin e zotit Kurti. Ai tha ‘një televizion, duke iu referuar Klan Kosovës. Pra, ai ka ende armiq, por thotë hajt se po iu shfrytëzoj juve”, theksoi Kajtazi.

Ndërkaq, sa i përket mediave, ai tha se nuk do të pranonte që LVV-ja të kthehet aq lehtë nëpër studio televizive.

“Do të duhej të kërkonin falje për gjuhën e poshtër që e kanë pasur për media. Mos të harrojmë se me gjuhën e tyre linçuese, këta ia kanë rrezikuar jetën njerëzve. Mos të harrojmë se ekipi i Klan Kosovës në zgjedhjet e shkurtit, ka qenë cak i sulmeve nga militantë të Vetëvendosjes, dhe kaq lehtë me kalu gjithë këto sulme dhe me ardh këta me u shtri nëpër studio televizive e me kallxu përralla, unë nuk e kisha pranuar një gjë të tillë”, tha gazetari.

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Krerët e komunave protestojnë kundër Qeverisë, Latifi kërkon kompensimin e dëmeve
  • 11:45Deputetë të PDK-së dhe Aleancës i bashkohen protestës së komunave
  • 11:31Hoxhaj: Prej ’99 s’ka pasur gjendje më të rëndë politike në Kosovë, themelet e shtetit janë të rrënuara
  • 11:30Tahiri: Marrëveshja 'për poste' LDK-LVV është bërë, tani duhet të konstituohet Kuvendi
  • 11:23Rama në protestën e komunave: Jemi kundër diktaturës