Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në Ferizaj.
Policia bën të ditur se i lënduari i moshës 38-vjeçare, sakaq shton se nga informacionet e siguruara, aksidenti kishte ndodhur në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, në fshatin Burrnik, ku ishin përfshirë dy automjete – njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa.
Në vendin e ngjarjes është angazhuar Njësia e Trafikut Rajonal, e cila gjatë ekzaminimit të veturës pa targa ka zbuluar në pjesën e pasme të saj një armë zjarri (pistoletë). Arma është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.