Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Zbulohen mallra të padeklaruara me vlerë mbi 16 mijë euro në Merdarë

GD
Gazeta Demos22 maj 2026 në 12:03
Zbulohen mallra të padeklaruara me vlerë mbi 16 mijë euro në Merdarë

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të mosdeklarimit të mallrave dhe deklarimit të pasaktë gjatë kontrollit doganor në pikën doganore në Merdarë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të detajuar të një dërgese importi të selektuar për verifikim nga njësitë kompetente doganore, janë evidentuar mallra të padeklaruara si dhe mospërputhje ndërmjet mallrave të deklaruara në dokumentacionin doganor dhe gjendjes faktike të ngarkesës.

“Kontrolli fizik ka rezultuar me zbulimin e sasive të konsiderueshme të mallrave të ndryshme, përfshirë pajisje elektronike, pajisje elektrike, mjete pune dhe produkte të tjera, të cilat nuk ishin deklaruar fare në deklaratën doganore. Po ashtu, janë konstatuar raste të deklarimit të pasaktë të mallrave, ku përshkrimi i produkteve nuk përputhej me natyrën reale të mallrave të importuara”.

“Sipas vlerësimit zyrtar, vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë arrin rreth 16,377.95 euro, ndërsa struktura e mallrave përfshin ndër të tjera maska për fytyrë, brushë elektrike, pajisje të ndryshme elektrike shtëpiake dhe vegla pune, me sasi të konsiderueshme të konstatuara gjatë kontrollit”, thuhet në njoftim

Bëhet e ditur se si rezultat i këtyre shkeljeve, shmangia e detyrimeve doganore dhe tatimore është vlerësuar në shumën prej 4,880.62 euro.

Lidhur me rastin, ndaj subjektit importues është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 13:05Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit: ShSKUK, në gjendje katastrofale
  • 12:45Vitia arsyeton mungesën e palbociclibit në Onkologji: U dyfishuan kërkesat, tenderi i parë dështoi
  • 12:36Masa të shtuara sigurie në Prishtinë para sfidës Kosovë – Izrael
  • 12:30Komuna e Gjakovës apelon për kujdes nga erërat e forta, qytetarëve u kërkohet të kufizojnë lëvizjet e panevojshme
  • 12:16Katër persona të arrestuar për vrasjen e shqiptarit dhe policit belg në Bruksel