Janë bërë më shumë se 5 orë prej kur ka nisur mbledhja e parë e kryesisë së Lidhjes Demokratik të Kosovës, pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky rezultat sot e bëri bashkë kryesinë e partisë për një takim “konsultative”, por u raportua se mund të diskutohet edhe fati politik i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Burimet e Periskopit kanë bërë të ditur se kryesia e partisë ka vendosur se çështjen e dorëheqjes së kryetarit aktual të LDK’së, Lumir Abdixhikut, të vendoset në Kuvendin e partisë.
Para se të hyjnë në mbledhje, para mediave janë deklaruar një pjesë e anëtarëve të kryesisë, të cilët hezituan të jepnin detaje:
Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti tha se takimi i sotëm ka të bëjë me çështjet e brendshme të partisë.
Ai nuk dha qëndrim nëse e përkrah ose jo dorëheqjen e Abdixhikut.
