Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në oborr të shtëpisë në Shkodër, arrestohen 2 persona

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 11:20
Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në oborr të shtëpisë në Shkodër, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke çuar kështu në zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re më 27 shkurt të këtij viti.

Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull; V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme” , njofton policia.

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme
  • 10:04Kosova drejt plakjes së popullsisë, Behrami paralajmëron pasoja për ekonominë dhe sistemin shëndetësor
  • 10:03Sogojeva: Numri i turistëve në Kosovë rritet çdo vit, duhet të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit