Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zakharova thumbon presidentin serb: Ndoshta janë dy Vuçiqa – neve na thotë një gjë, të tjerëve tjetër gjë

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 23:20
Zakharova thumbon presidentin serb: Ndoshta janë dy Vuçiqa – neve na thotë një gjë, të tjerëve tjetër gjë

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka shprehur dyshime për qëndrimet kontradiktore të presidentit serb Alleksandar Vuçiq, duke vënë në pikëpyetje konsistencën e politikës së Beogradit ndaj Moskës dhe Kievit.

Në një konferencë të sotme për media, ajo tha se Vuçiqi thotë diçka tjetër në Moskë, e tjetër gjë në Beograd.

“Ne nisemi nga supozimi se Beogradi do t’i përmbahet me përpikëri premtimeve të dhëna dhe nuk do të furnizojë me armë Ukrainën”, tha Zakharova, duke komentuar deklaratat e fundit të Vuçiqit për shitjen e municionit vendeve të Bashkimit Evropian – edhe nëse përfundon në Ukrainë.

Sipas RIA Novosti, zëdhënësja ruse theksoi se “presidenti serb jep deklarata të ndryshme, varësisht se ku ndodhet – një qëndrim në Moskë e krejt tjetër në rajone të tjera – gjë që krijon përshtypjen se në Serbi ndoshta ekziston edhe një tjetër president Vuçiq”.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse kujtoi se nga udhëheqja serbe “në disa raste, përfshirë në nivelin më të lartë, Rusia ka marrë garanci se eksporti i municionit serb është nën kontroll të rreptë dhe se këto armë nuk do të përfundojnë në Ukrainë, për të mos u përdorur kundër ushtarëve rusë”.

“Refuzoj të flas, jo vetëm mundësinë, por edhe vetë temën që ushtarët rusë – të cilët historikisht kanë dhënë zemrat e tyre në çdo kuptim të fjalës, duke sakrifikuar jetën ose duke shprehur dashuri dhe besnikëri ndaj vëllezërve të tyre serbë – mund të plagosen ose vriten nga armët, municionet ose granatat serbe”, tha ajo, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Më herët, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë kishte pretenduar se Serbia, pavarësisht neutralitetit të shpallur, po furnizon Kievin me municion. Pas këtyre akuzave, Vuçiqi kishte paralajmëruar se kontratat do të anuloheshin nëse lindin dyshime për dokumentacionin apo destinacionin përfundimtar të armëve, duke shtuar më 23 qershor se “eksporti i municionit është pezulluar dhe për çdo dërgesë jashtë vendit kërkohet miratim i veçantë shtetëror”.

Megjithatë, në një forum të organizuar nga “Euronews Serbia” këtë javë, Vuçiqi tha se Serbia “duhet ta shesë municionin diku, përndryshe humb të ardhura”, duke shtuar se “do të përpiqemi që ai të mos përfundojë në zonë lufte, por kjo ndonjëherë ndodh”.

Ai kishte dhënë një qëndrim të ngjashëm edhe për revistën gjermane “Cicero” në fund të tetorit, kur deklaroi se “nuk ka problem nëse municioni serb përfundon në Ukrainë, pasi blerësit mund të bëjnë me mallin çfarë të duan”.

Reagimi i Beogradit: “Deklaratat e Zakharovas na habitën”

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq, reagoi ashpër ndaj komenteve të Zakharovas, duke thënë se Beogradi “është i befasuar” nga ato deklarata.

“E kujtojmë zonjën Zakharova se pikërisht falë presidentit Alleksandar Vuçiq, Serbia është i vetmi shtet në Evropë, jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, që nuk i ka vënë sanksione Federatës Ruse. Ky ka qenë një vendim i vështirë, por i marrë në emër të miqësisë historike”, shkroi Jovanoviq në rrjetin X.

Ajo shtoi se Serbia ka mbajtur linja të hapura bashkëpunimi me Rusinë, përfshirë edhe fluturimet direkte drejt disa qyteteve ruse, si dëshmi e politikës së saj të “pavarur dhe konsistente”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe