Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Zafir Berisha, ka thënë se në Kosovë po harrohet sakrifica që e ndërtoi shtetin.
Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se po flitet për drejtësi, por po heshtet përballë fyerjeve ndaj UÇK-së.
“Me propagandë nuk ndërtohet shtet. Me arrogancë nuk mbahen institucione. Me përçarje nuk mbrohet Kosova” shkroi Zafa.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot në Kosovë po flitet shumë për shtet, por po harrohet sakrifica që e ndërtoi atë shtet.
Sot po flitet për drejtësi, por po heshtet përballë fyerjeve ndaj UÇK-së.
Kjo nuk është rastësi, kjo është politikë e gabuar dhe e rrezikshme.
Me propagandë nuk ndërtohet shtet.
Me arrogancë nuk mbahen institucione.
