Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nis samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Ky është një moment vendimtar për Ballkanin

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 10:46
Nis samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Ky është një moment vendimtar për Ballkanin

Tirana është nikoqire e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’.

Aktiviteti po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku kanë mbërritur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane Marta Kos dhe liderët e vendeve të rajonit, në mesin e tyre edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti.

Në qendër të diskutimeve do të jenë përshpejtimi i reformave, zbatimi i Planit të Rritjes dhe prioritetet e reja strategjike.

"Ky është një moment vendimtar për Ballkanin", tha kreu i qeverisë shqiptare në fjalën hapëse.

Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, raporton Shqiptarja.com.

Samiti do të përmbyllet në orën 12:30 me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane Marta Kos.

Samiti pritet të shërbejë si një mundësi për diskutimin e hapave të mëtejshëm drejt reformave dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Europian.

samitiballkanitperëndimor

Të ngjashme

Edi Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Edi Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

17:00

Më shumë nga Lajme

  • 11:01ATK-ja rikujton: Pagesat mbi 2 mijë euro me para të gatshme janë të ndaluara
  • 10:46Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama
  • 10:43Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri
  • 10:39Altarët nga periudha e Neolitit në pulla postare të Kosovës
  • 10:27Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama