Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ymeri për qeverinë e re: Janë shtuar ministri pa pasur nevojë

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 22:17
Ymeri për qeverinë e re: Janë shtuar ministri pa pasur nevojë

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar formimin e qeverisë së re duke vënë theksin te zgjerimi i kabinetit dhe mospërputhja me premtimet elektorale të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Ymerit, gjëja e parë që bie në sy është numri i madh i anëtarëve të qeverisë.

Ai theksoi se kjo nuk lidhet me nevojën për mbikëqyrje më të madhe të dikastereve, por me qëndrimet e mëhershme të Kurtit për një numër më të vogël ministrish, të cilat ishin të lidhura me dy aspekte kryesore: rritjen e efikasitetit qeveritar dhe zvogëlimin e mundësive për korrupsion.

“Vetëvendosje ka nisur nga parimi se qytetarëve u duhen më shumë shërbime sociale, pra më shumë gjëra që qeveria i ofron drejtpërdrejt, por kjo nuk nënkupton rritjen e numrit të ministrave dhe pagesën e më shumë pagave,” tha Ymeri në “VV Show”.

Ai sqaroi se qeveria e re përbëhet nga gjithsej 21 anëtarë, përfshirë kryeministrin, dhe vetëm njëri prej tyre është pa portofol, konkretisht Fitim Damka, ndërsa të gjithë ministrat e tjerë kanë resorte të caktuara.Megjithatë, Ymeri vlerësoi se janë bërë edhe disa riorganizime pozitive në strukturën e qeverisë.

“Mendoj se janë bërë disa riorganizime të mira,” përfundoi ai.

Visar Ymeri

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë