Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar sonte mësimdhënësit dhe veteranët e arsimit, të cilëve u ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre shumëvjeçar në ndërtimin e brezave të rinj.
Gjatë këtij takimi, Tahiri ka dhënë një zotim të qartë: “Në qeverisjen time, drejtori i Arsimit në Vushtrri do të jetë gjithmonë nga fusha e arsimit. Profesionalizmi dhe përvoja do të jenë kriteret kyçe në udhëheqjen e këtij sektori jetik.”
I plotë:
Takova sonte mësimdhënësit e veteranët e Arsimit të Vushtrrisë. I falëmderova për punën e tyre, u zotova para tyre se në qeverisjen time nuk do të ndodhë që Drejtori i Arsimit të mos jetë nga fusha e arsimit.
Plani ynë në 4 vitet e ardhshme në arsim është:
Mësim tërë ditor
