Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 23:39
Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se do të shpallë vendimin e tij për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare dhe për të shpallur zgjedhje të parakohshme nesër në orën 12:00. Ai gjithashtu konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen më 25 tetor.

“Më duhet të marr dy vendime në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Presidentin. I pari është një dekret për shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, i dyti është një vendim për shpalljen e zgjedhjeve. Do t’i shpall të dy vendimet nesër, saktësisht në orën 12. Zgjedhjet do të mbahen në Serbi më 25 tetor”, tha Vuçiq për televizionin shtetëror serb, duke shtuar se fushata do të zgjasë 46 ditë.

Ai shtoi se do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve – cilatdo qofshin ato – dhe do t’i përgëzonte kundërshtarët e tij nëse fitojnë.

Si përkujtesë, ligji përcakton që zgjedhjet parlamentare shpallen nga presidenti i shtetit dhe se nga dita e shpalljes së tyre deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të kalojnë më pak se 45 ose më shumë se 60 ditë, transmeton N1.

zgjedhjetvuçiqmbahen

Të ngjashme

Haziri: 2027-ta është vit i LDK-së, i kemi zgjedhjet e brendshme mandatore

Haziri: 2027-ta është vit i LDK-së, i kemi zgjedhjet e brendshme mandatore

21:33

Më shumë nga Lajme

  • 21:05Aleanca përgatitet për mobilizim të gjerë politik, të shtunën takim me strukturat në Prishtinë
  • 21:04Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së
  • 20:43Azerbajxhani ndalon hixhabin në shkolla
  • 20:42Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën
  • 20:34Shaheen dhe Durbin: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet