Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kriminel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 21:24
Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kriminel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023 dhe për të cilin është lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim.

Vuçiq, në një konferencë për media në Beograd, i pyetur nëse Radoiçiqi po ruhet nga një pjesëtar aktiv i Xhandarmërisë serbe, pavarësisht deklaratës së tij të fundit se pjesëtarët e Policisë së Serbisë nuk duhet të ruajnë persona privatë, tha se ai nuk ka të dhëna të tilla.

“S’keni thënë pse Millan Radoiçiq është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha Vuçiq në konferencën për media, raporton REL.

Për Radoiçiqin është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ndërsa Bashkimi Evropian shpreh pritshmërinë që autoritetet në Serbi të arrestojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, Radoiçiq në Serbi është i lirë dhe ka vendbanim të regjistruar në Beograd. Kundër tij në Serbi nuk është ngritur aktakuzë, edhe pse ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

Vuçiq nuk i mohoi të dhënat jozyrtare, të cilat i ka publikuar televizioni N1, se Radoiçiqi dhe ish-partneri i tij i biznesit Zvonko Vesellinoviq, i cili në publik paraqitet si biznesmen nga veriu i Kosovës, po mbrohen nga një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që është njësi speciale e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Vuçiq tha se pjesëtarë të Xhandarmërisë nuk duhet ta ruajnë Vesellinoviqin.

“Duhet të më thoni pse është ndjekur penalisht zoti Vesellinoviq ose jo, por nëse më pyesni nëse duhet që persona aktivë nga Xhandarmëria t’i jenë në shërbim të sigurisë, unë do të sigurohem dhe do të bëj gjithçka që kjo të mos jetë rasti. Nuk mund të bësh as dy punë njëkohësisht”, tha Vuçiq.

Zvonko Vesellinoviq është ish-partner biznesi i Millan Radoiçiqit. Të dy janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se katër vjetësh, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Vuçiq në maj kishte paralajmëruar një ligj me të cilin do të largoheshin nga shërbimi të gjithë policët që “ruajnë pasanikë ose kriminelë”, pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit, Vesellin Milliq, nën dyshimin se kishte fshehur një vepër penale në rastin e një të shtëne në një restorant në Beograd, ku u vra një burrë i lidhur me një nga grupet kriminale të Beogradit.

Gjykata e Lartë në Beograd në qershor ia zgjati paraburgimin Milliqit edhe për 30 ditë.

Prokuroria njoftoi se ka hedhur poshtë një pjesë të kallëzimit penal kundër Milliqit që lidhej me ndihmën ndaj kryerësit të vrasjes, për shkak të, siç u tha, mungesës së provave.

Serbia

Më shumë nga Lajme

  • 11:22Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të
  • 11:21Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta
  • 10:49Kuvendi i Rahovecit miraton deklaratën kundër aktgjykimit të Speciales
  • 10:43Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh
  • 10:30Hamza niset drejt mbledhjes së Kryesisë, do të kërkojë procedimin e ligjit për Specialen