Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kuvendi i Rahovecit miraton deklaratën kundër aktgjykimit të Speciales

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 10:49
Kuvendi i Rahovecit miraton deklaratën kundër aktgjykimit të Speciales

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka shprehur kundërshtim ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një deklaratë të miratuar në mbledhjen e mbajtur sot Kuvendi i Rahovecit e ka cilësuar aktgjykimin si të papranueshëm dhe ka thënë se ai prek ndjenjën e drejtësisë dhe kujtesën e popullit të Kosovës.

Në deklaratë përmenden edhe rastet e Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, për të cilët Kuvendi shprehet se janë dënuar padrejtësisht.

“Kujtesa jonë dhe ballafaqimi me padrejtësinë lidhet edhe me dënimin e padrejtë e të papranushëm të Sali Mustafës  dhe të Pjetër Shalës” 

Kuvendi ka deklaruar se kundërshton çdo përpjekje për të barazuar agresorin me viktimën, ndërsa ka shprehur solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë personat që, sipas deklaratës, e kanë përjetuar këtë proces me dhimbje dhe shqetësim.

Në deklaratë thuhet se “beteja për drejtësi vazhdon” dhe se e vërteta do të kërkohet përmes mjeteve demokratike.

Në fund, Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka përcjellë mesazhin:

“JO NË EMRIN TIM!

JO NË EMRIN E RAHOVECIT!

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, para miratimit të deklaratës nga Kuvendi Komunal, ka deklaruar se deklarata është përgatitur në bashkëpunim me kabinetin e kryetarit, shefat e grupeve politike dhe shoqatat e dala nga lufta.

Latifi tha se pret që deklarata të marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

“Me kabinetin e kryetarit edhe me shefat e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Rahovecit edhe me shoqatat e dala nga lufta dhe e kemi bërë gati një deklaratë e cila besojmë thellësisht se do ta marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ka thënë ai.

Duke iu referuar vendimit të Dhomave të Specializuara, Latifi tha se në solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përfshirë qytetarë, bashkatdhetarë, shoqëria civile dhe përfaqësues të institucioneve.

“Në vazhdën e solidaritetit që gjithandej po ndodh, nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës, nga ana e bashkatdhetarëve tanë, nga ana e shoqërisë civile, nga ana e plot përfaqësuesve të institucioneve të shtetit tonë, po nga ana e shqiptarëve kudo që ndodhen edhe liri-dashësve kudo që janë e që vlerësojnë me respekt luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ndodh edhe solidaritet”, ka shtuar ai.

Latifi theksoi edhe rolin që, sipas tij, ka pasur Rahoveci dhe rrethina në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.

“Duke qenë se Rahoveci me rrethinë ishte dhe mbetet pjesë e pandarë me çdo qelizë e në e rrugëtimit për liri, në rrugëtimin për liri ne kemi konsideruar dhe kemi vlerësuar që është e nevojshme nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, nga ana e asamblesë”, tha ndër të tjera Latifi.

Sipas Latifit, përmes kësaj deklarate Kuvendi Komunal synon të shprehë qëndrimin e tij ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.

“Ta nxjerrim një deklaratë, ta fusim në rend dite deklaratën kundër aktgjykimit të padrejtë dhe të papranueshëm të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Latifi. EO


kuvendirahovecitaktgjykimit

Të ngjashme

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, takimi i parë i Kryesisë së legjislaturës së 11-të

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, takimi i parë i Kryesisë së legjislaturës së 11-të

08:02
“Deri në çlirimin e çlirimtarëve!", Kuvendi i Obiliqit miraton deklaratë për ish-krerët e UÇK-së

“Deri në çlirimin e çlirimtarëve!", Kuvendi i Obiliqit miraton deklaratë për ish-krerët e UÇK-së

21:09
Kuvendi i Kosovës: Kryesia mblidhet të premten pa PDK-në

Kuvendi i Kosovës: Kryesia mblidhet të premten pa PDK-në

20:26
Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza

13:28

Më shumë nga Lajme

  • 11:22Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të
  • 11:21Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta
  • 10:43Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh
  • 10:30Hamza niset drejt mbledhjes së Kryesisë, do të kërkojë procedimin e ligjit për Specialen
  • 10:30Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin