Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 10:30
Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë nënë, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse s’ka qenë e angazhuar kohën e fundit.

“Miq, ju falënderoj nga zemra për urimet. U bënë tri javë prej kur lindi bebi, kësaj radhe në QKUK-në e Prishtinës. Kjo është edhe arsyeja pse nuk e kam pasur të mundur angazhimin publik dhe përfshirjen në diskutimet e rëndësishme, prej aktgjykimit të Hagës e testit PISA, deri te rregullorja për tarifa dhe taksa të hyrjes në qendër të Prishtinës, që del në votim sot në Kuvendin Komunal. Do të marr edhe disa javë kohë para se të rifilloj angazhimin”.

Më pas, Shahini ka lavdëruar personelin mjekësor të QKUK’së për kujdesin gjatë lindjes së fëmijës së saj.

“Por një gjë dua ta them qysh sot: kujdesi në QKUK ka qenë shumë i mirë. I falënderoj mjekët, por sidomos infermierët, që kanë ndihmuar në lindje dhe janë përkujdesur për ne pas lindjes”.

Shahini tha se infermierët punojnë me paga të ulëta dhe kanë mbingarkesë të madhe, ngaqë numri i të punësuarve nuk mjafton për numrin e pacientëve dhe shërbimin që ofron QKUK-ja.

“Numrat e publikuar nga Agjencia e Statistikave tregojnë se në sistemin publik të Kosovës punojnë mbi 7,700 infermierë, që jep një raport prej vetëm 5 infermierësh për 1,000 banorë. Krahasimisht, sipas Bankës Botërore, në vitet 2020–2022, numri i infermierëve për banorë ishte mbi 12 në Gjermani dhe Danimarkë, ndërsa në Norvegji arrin në mbi 16 për 1,000 banorë. Numrat e Kosovës janë më të krahasueshëm me vendet në zhvillim. Sipas projektit Converge2EU, Kosovës i duhen 41 vite për të arritur mesataren e BE-së. Ndërsa, sa i përket numrit të shtretërve spitalorë për kokë banori, numri është aq i vogël saqë do t’i duhen mbi 100 vite për të arritur mesataren e BE-së”.

“Kosova nuk është imune ndaj presionit demografik dhe do të ketë nevojë për investime drastike në shërbimin shëndetësor për një popullatë që po plaket. Kjo është një emergjencë kombëtare që qeveria duhet ta adresojë urgjentisht”.

shahinibesanënë

Më shumë nga Lajme

  • 11:22Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të
  • 11:21Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta
  • 10:49Kuvendi i Rahovecit miraton deklaratën kundër aktgjykimit të Speciales
  • 10:43Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh
  • 10:30Hamza niset drejt mbledhjes së Kryesisë, do të kërkojë procedimin e ligjit për Specialen