Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq pyetet se a do ta njohë Kosovën: Jam i hapur për zgjidhje kompromisi

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 22:48
Vuçiq pyetet se a do ta njohë Kosovën: Jam i hapur për zgjidhje kompromisi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik dhe për marrëdhënie të përmirësuara me Kosovën.

Në një intervistë për “ FoxNews ”, ai u pyet në lidhje me mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se duke e bërë këtë do të zhbllokohej e ardhmja ekonomike dhe do të përshpejtohej rruga e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Nuk po them se jam i gatshëm të shkel kushtetutën time… gjithmonë kam qenë i hapur për bisedime apo zgjidhje kompromisi, gjithmonë kam qenë i hapur për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ekonomike dhe pa dyshim për marrëdhënie shumë më të mira politike. Por s’kam folur për njohjen e pavarësisë së dikujt”, deklaroi presidenti serb.

Kujtojmë se shtatorin e vitit 2020, Vuçiqi dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruan marrëveshjet ekonomike të ndërmjetësuara nga ShBA-ja në Shtëpinë e Bardhë që përfshinin përkushtime për të zgjeruar lidhjet hekurudhore dhe rrugore dhe të promovojnë investime.

Trumpi e pati përshkuar marrëveshjen si shumë të rëndësishme e arritur duke u fokusuar “në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik” në vend të mosmarrëveshjeve shumëvjeçare politike.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë
  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre