Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 11:07
Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari

Një 13-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar më 9 gusht 2026, rreth orës 16:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca e Ferizajt.

Sipas informatave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e aksidentit, 13-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente të trafikut kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave të aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se detajet e tjera lidhur me rastin do të publikohen përmes raportit vijues.

ferizajtjetënaksident

Të ngjashme

Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi

Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi

13:45
Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit

Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit

12:31

Më shumë nga Lajme

  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet
  • 20:21Protesta te MD-ja, Çlirim Haziri: Donikë, procedo ligjin, në tavolinë e ki dinjitetin e kombit e dinjitetin tonë
  • 19:52LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN
  • 19:44PAMJE DREKTE| "Votone ligjin - MARRE", protestuesit nisen te ministria e Donika Gërvallës