Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Haxhiu e ka cilësuar këtë si një shqetësim serioz që, sipas saj, duhet të trajtohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Serbia vazhdon politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, një tjetër shqetësim serioz që duhet të adresohen me partnerët tanë ndërkombëtarë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini për letencën dhe liqenin e Ujmanit, janë pjesë e një sistemi epik për furnizim me ujë për energjinë bujqësinë dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja shumë përtej një çështjeje teknike, ngase do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës tonë”, tha ajo.