Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në Majac, dërgohen për autopsi trupat e dy viktimave

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 10:36
Vrasja në Majac, dërgohen për autopsi trupat e dy viktimave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar komunën e Podujevës, ku dy persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac.

Rasti ka nxitur reagim të menjëhershëm të autoriteteve të rendit dhe drejtësisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sapo ka njoftuar se trupat e dy viktimave janë dërguar për autpsi në IML.

Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, lidhur me rastin e dyfishtë mbrëmë në komunën e Podujevës, përkatësisht në fshatin Majac.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona me inicialet Ilaz Brahimi dhe dhe Miradije Gashi, kanë humbur jetën, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera hetimore, së bashku me Prokurorin e shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të para hetimore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera matriale relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik.

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme
  • 10:04Kosova drejt plakjes së popullsisë, Behrami paralajmëron pasoja për ekonominë dhe sistemin shëndetësor
  • 10:03Sogojeva: Numri i turistëve në Kosovë rritet çdo vit, duhet të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit