Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në Gjakovë, kërkohet paraburgim prej 30 ditësh ndaj Nexhdet Zymberajt

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 17:08
Vrasja në Gjakovë, kërkohet paraburgim prej 30 ditësh ndaj Nexhdet Zymberajt

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binakajt.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ceket se me datë 16.03.2026 në ora 05:20 në Gjakovë, Rr.’Vëllezërit Frashëri’, saktësisht në lokalin ‘M.P.’ i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E.M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E.M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën – pistoletë e llojit TT me kalibër 7.62×25 mm, shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R.B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes”

Në kërkesë po ashtu theksohet se si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikoi jetën e personave të tjerë, “ku i dëmtuari E.M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nexhdet Zymberaj që nga data 16 mars 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartcekur.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli
  • 17:53Sami Lushtaku për protestën e nesërme në Skenderaj: Rinia ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve
  • 17:39Identifikimi i viktimave në Zubin Potok, Abdixhiku kujton veprimtarët e zhdukur
  • 17:28Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët
  • 17:27Wikipedia u shton “kriminel lufte” në biografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Specialja