Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi sot në Bokshiq të Klinës.
Aty sot një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra dhe është arrestuar i dyshuari për këtë rast.
“Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 15:08 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bokshiq të komunës së Klinës”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.
“Policia e Kosovës me të pranuar informatën menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar se një person ishte i plagosur me armë zjarri”.
“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”.




