Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja mizore e Bekim Varit, deklarohet i pafajshëm i akuzuari Leotrim Fejza – i refuzohet kërkesa avokatit për arrest shtëpiak

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 10:40
Vrasja mizore e Bekim Varit, deklarohet i pafajshëm i akuzuari Leotrim Fejza – i refuzohet kërkesa avokatit për arrest shtëpiak

Ka nisur seanca në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të akuzuarit Leotrim Fejza për vrasjen mizore të Bekim Varit .

Për veprën “Vrasje e rëndë” me të cilën ngarkohet, i dyshuari s’e ka pranuar fajësinë, duke u deklaruar i pafajshëm.

Me këtë rast, siç raporton gazetari i GazetësDemos, avokati i tij ka kërkuar që Fejza të kalojë në arrest shtëpiak ose masë tjetër si i akuzuar.

Kërkesa e tij është refuzuar nga Porkurori, i cili tha se ekziston rreziku për ndikim në dëshmin e dëshmitarëve.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 23 janar 2025, në intervalin kohor prej orës 18:30 – 20:06 minuta, në fshatin Pleshinë e Ulët, në pjesën malore në afërsi të rrugës “Rilindja” të fshatit Manastirc- komuna Ferizaj, i pandehuri L.F., me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.V., në atë mënyrë që fillimisht një ditë para ngjarjes kritike, më 22.01.2025, së bashku me të ndjerin kishin vendosur që të shkojnë në një villë, në malet e fshatit Burrnik- komuna Ferizaj, ku të njëjtit edhe më parë kishin qenë atje së bashku, ashtu që pasi furnizohen me ushqim, rreth orës 16:00, tani i pandehuri me një person të paidentifikuar, me automjetin e tipit kamionetë, ngjyrë të bardhë shkojnë e marrin viktimën tek shtëpia e tij, pastaj me kamionetë shkojnë deri tek vendi i quajtur “Te Podi”, rrugën deri tek villa e vazhdojnë në këmbë nëpër mal, ku aty qëndrojnë deri të nesërmen pasdite dhe pastaj po nëpër malet e fsh. Pleshinë, në këmbë e vazhdojnë rrugën për tu kthyer në shtëpi, ku për shkaqe të panjohura devijojnë rrugën dhe vazhdojnë në drejtim të rrugës që shpie për në fshatin Manastirc, po ashtu nëpër mal”

“…me të arritur në afërsi të fshatit në fjalë, për motive të panjohura, i pandehuri e privon nga jeta tani të ndjerin duke e qëlluar në kokë me armën që i ndjeri e kishte me vete dhe atë pushkë gjysëm automatike – kallash, ku i shkakton plagë vdekjeprurëse, siç është konstatuar nga raporti i Autopsisë, ndërkaq pas privimit nga jeta trupin e viktimës e mbulon me dhe, drunjë e dushkë, kurse më 05.02.2025 gjendet trupi i pajetë i të ndjerit nga disa qytetarë”, thuhet në njofitmin e Prokurorisë.

gjykate

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin