Po vazhdon pjesa e dytë e seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku po dëshmon qiradhënësi i veturës, Jeton Binaku.
Binaku gjatë dëshmisë së tij i kishte thënë Granit Plavës, njërit prej të akuzuarave për vrasjen e Liridonës, se nëse viktima është shtetase suedeze do të zbulohej rasti.
“Unë i kam thënë Granitit se nëse është shtetase suedeze, do të zbulohet rasti. Kam thënë se në Prishtinë ka shumë kamera dhe rasti mund të zbulohet”, deklaroi ai.
