Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me fillim nga ora 13:30, do të shpallet aktgjykimi ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Fjalët përfundimtare në këtë rast janë paraqitur të premten, ku palët kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me provat dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarve.
Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar.
Edhe familja e Liridonës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.
Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesë të provave direkte dhe duke kërkuar vendim të bazuar vetëm në prova.
