Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, njëri i akuzuar deklarohet i pafajshëm, tre të tjerë në arrati

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 17:36
Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, njëri i akuzuar deklarohet i pafajshëm, tre të tjerë në arrati

Në gjykimin ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Kaltrim Gashi dhe Lum Halimaj, ky i fundit u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprat penale për të cilat po akuzohem”, thuhet të ketë deklaruar Halimaj sipas procesverbalit të shqyrtimit fillestar, që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar.

Gjykimi u mbajt në mungesë ndaj të akuzuarve Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, pasi që të njëjtit ndodhen në arrati.

Gjykatësja e rastit, Altn Murseli, ka njoftuar mbrojtësin e Naimit, avokatin Naim Rudari; Ahmetit, avokatin Xhemajl Ademaj dhe Hivzi Bajraktarin; Kaltrimit, avokatin Naser Sopjani; si dhe mbrojtësin e Halimajt, avokatin Fanol Krasniqi, për të drejtën e kundërshtimit të provave dhe paraqitjes së kërkesës për hudhjen e aktakuzës brenda 30 ditësh.

Në seancë ka qenë prezent, sipas procesverbalit, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Linditia Keqekolla-Gsahi, dhe e dëmtuara Elmendina Mavriqi. Nuk kanë qenë prezent Qamil dhe Shkurte Gashi, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Bashkim Zeqaj.

Më 20 shtator, “Betimi për Drejtësi” ka publikuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e ngritur ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Lum Halimajt dhe Kaltrim Gashit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 26 mars 2024 në Kolovicë të Prishtinës, ku viktima mbetën E.H. dhe Z.G.

Sipas aktakuzës, palët e armatosura u përplasën për motive hakmarrjeje të lidhura me tregtinë e narkotikëve, duke shkaktuar edhe lëndime të tjera të rënda. Të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, ndodhen ende në arrati.

Më shumë nga Lajme

  • 10:00Rama nga Bloomberg Global HQ: Prishtina duhet të lidhet më fuqishëm me ekonominë, teknologjinë dhe investimet globale
  • 09:59EULEX-i dhe Policia zhvillojnë stërvitje për kontrollin e turmave në Prishtinë
  • 09:56Osmani në New York takohet me Presidentin e Sierra Leones dhe të Palaus: Serbia pretendonte se këto shtete kishin tërhequr njohjen për Kosovën
  • 09:38Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës më Bedri Hamzën
  • 09:30Bastisje në një banesë në Kamenicë – gjenden pushkë ajrore, pistoleta e doza me plumba